Surprise Me!

Putin futi duart në zgjedhje - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-26 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Agjencitë Amerikane te Zbulimit kane arritur ne konkluzionin se presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi fushatën e ndërhyrjes ne zgjedhjet amerikane, me synimin qe Donald Trump te fitonte garën per Shtëpinë e Bardhe. Nje raport 25 faqesh është bere publik disa ore pasi për kete çështje u informua vete Trump, i cili u shpreh se rezultati i zgjedhjeve nuk u prek. Shërbimet e Inteligjencës thane se presidenti rus dhe qeveria e tij kishin preference te qarte per Trump dhe u munduan te diskretitoje rivalen e tij. Shërbimi sekret i ushtrisë ruse, GRU, ka furnizuar Wikileaks me informacione te hakërruara nga demokratet. Synimi i ruseve ishte te cenonte besimin e amerikaneve tek nje proces demokratik zgjedhor, thekson raporti. Moska qe me pare i ka mohuar akuzat per sulme kibernetike, nuk ka bere asnjë koment. Pas te dhënave te raportit, Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare njoftoi se makinat e votimit dhe baza e te dhënave zgjedhore do te klasifikohen si infrastrukture e rëndësishme dhe per to do te rriten masat mbrojtëse ndaj sulmeve kibernetike.

Buy Now on CodeCanyon