Surprise Me!

Fundjava më e ftohtë e dimrit

2017-02-26 4 Dailymotion

Dita e shtunë dhe e diela do të jetë fundjava më e ftohtë e këtij dimri.

Në Tiranë temperatura ka arritur deri në - 6 gradë, ndërsa reshjet e borës dhe era e fortë deri në 60 km në orë ka sjellë temperatura ekstreme në veri dhe juglindje të vendit.

Qytetet me temperatura më të ulëta gjatë natës së premte dhe kësaj të shtune janë Peshkopia, me minus 16 gradë, e ndjekur nga Kukësi, Puka, Tropoja dhe Korça.

Sipas sinoptikanëve, nga e hëna e javës që vjen pritet një rritje graduale e temperaturave, duke shkuar në vlerat normale të dimrit, por sërish ato do të mbeten në vlerat e minus disa gradëve.

Reshjet e dëborës do të ndërpriten, por ajo që është problematike janë ngricat në rrugë për shkak të temperaturave të ulëta. Në zonat e thella malore temperaturat janë deri në dy minus gradë më shumë së në qytetet.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon