Surprise Me!

Report TV - Meterolgia:Rritje temperaturash në mesjavë,ngrica deri në mes të muajit

2017-02-26 0 Dailymotion

Temperaturat e ulëta dhe ngricat do të jenë prezente deri nga mesi i muajit janar. Në një lidhje telefonike për Report Tv meteorologia Lajda Porja deklaroi se nga e mërkura do të ketë rritje temperaturash me disa gradë, por sërish do të mbetet në vlera negative. Në fund të javës tjetër pritet të rikthehen reshjet e dëborës por me intensitet më të ulët.<br /> <br />?Temperaturat më të ulëta kanë kulmuar mbrëmë pas mesnate, parashikohet që dita e hënë dita e martë sjell një rritje megjithëse nuk është e ndjeshme. Rritja me 1 apo 2 gradë nuk është se bën punë në këto raste duke qenë se temperaturat janë ekstremist të ulëta ku më problematik ka qenë qarku i Dibrës ku janë shënuar edhe vlerat më të ulëta deri në -18 gradë celsius apo në Qafë Mali apo zona të thella edhe më e ulët se kaq.<br /><br />Parashikohet që dita e mërkurë të sjellë një rritje me 2, 3 gradë dhe në zona të veçanta edhe 4 gradë dhe kjo rritje do të vijojë që nga e mërkura deri në fundjavën tjetër ku më e ndjeshme do të jetë në bregdet dhe në zonat e ulëta ndërkohë zonat malore do të mbeten në vlera negative.

Buy Now on CodeCanyon