http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Shgjyqtari Shyqyri Çobo i shpëton burgut. Gjykata e Krimeve te Renda e ka dënuar ate me nje vit e tete muaj shërbim prove. I pranishëm në seancën e kësaj të hëne ishte e edhe vete Çobo, i cili i kërkoi trupit gjykues të shpallet i pafajshëm me pretendimin se nuk provohen akuzuat e ngritura ndaj tij. Dënimi mund të ishte edhe më i madh, po të mos kishte aplikuar me herët per gjykimin e shkurtuar. Pjesën tjetër të dënimit, 60-vjeçari do ta kryejë ne shërbim prove ne qytetin e Durrësit. Po kështu, Çobo nuk do të ushtrojë detyre publike për 5 vitet e ardhshme. Vendimi i togave të zeza, pritet të ankimohet nga Çobo në Gjykatën e Apelit. Ish-gjyqtar i Beratit u pezullua për kërkim të favoreve seksuale. Këtë vepër, sipas akuzës Çobo e ka konsumuar pasi me anë të bisedave dhe mesazheve telefonike ka kërkuar favore seksuale nga një grua e cila ishte në një proces divorci.
