Rreziku i gripit ende nuk ka kaluar, madje ekziston mundësia që të rikthehet, edhe pse aktualisht numri i pacientëve klinikë është në rënie.

Kjo u konfirmua nga profesor infeksionist Pëllumb Pipero në studion e Report TV. Mundësia e rikthimit të gripit është e madhe, pasi vendi ynë e ka pasur këtë esperiencë.

Por parandalimi me anë të vaksinës, në rastin e rikthimit të gripit, duket se nuk do të funksionojë. Për këtë profesor Pipero sqaron se imuniteti i trupit është dobësuar.

Sot pritet të përfundimet e buletinit javor nga Instituti i Shëndetit Publik për të bërë publike dhe të dhënat e situatës gripale, ku më herët është pranuar që ka një trend në rënie.