Falë investimit të Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit, banorët e zonës së Allias-Bregu i Lumit do të kenë mundësi që të furnizohen normalisht me ujë të pijshëm, pasi zona në fjalë nuk ka pasur mbulim apo linjë furnizimi.<br /><br />Për të inspektuar punimet, të cilat priten që të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve, ishte i pranishëm kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë, Redi Molla. Kryetari Veliaj siguroi se Bashkia e Tiranës do të vijojë me investimet për përmirësimin e infrastrukturës, si në qendër të qytetit, ashtu edhe në periferi.