Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kur kemi hyrë në vitin zgjedhor, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ngriti shqetësimin se grupe të caktuara të krimit do të tentojnë të influencojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Gjatë fjalës së tij në pritjen që i bëri medias, kreu i shteti i bëri thirrje politikës që me përgjegjësi të adresojë këtë sfidë.
Nishani: Ndaj shqetësimin tim, pasi evidenca serioze tregojnë se grupe të caktuara të krimit do të tendojnë të influencojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe ky është një problem që duhet të na preukupojë të gjithëve
Në radhë të parë i bëj thirrje partive politike, lidershipit politik që me përgjegjësinë që kanë të adresojnë me shumë kujdes këtë sfidë të madhe sepse krimi dhe bota e krimit i dëmton, i kërcënon dhe i prekt të gjithë.
Krimi nuk ka ngjyrim, ai është i zi dhe kthehet në një dëm të madh për këdo. Prandaj është përgjegjësi e politkës për të adresuar me shumë seriozitet këtë çështje. Por nga ana tjetër media të monitorojë dhe të dënoncojë çdo tentative që bota e krimit të influencojë në të ardhmen tonë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nishani-krimi-do-tentoje-te-influencoje-ne-zgjedhjet-parlamentare/