Të qenit konsumator në vendin tonë, shpesh shoqërohet edhe me një mosnjohje të kërkesave dhe dëshirave, apo qoftë edhe të detyrimeve që kemi ndaj produktit apo shërbimit që na ofrohet.<br /><br />Në vitin që lamë pas, ajo çfarë ka ndodhur në përmirësimin e jetës së konsumatorit është shumë. Ndërsa, nëse mendojmë që shumë probleme të tjera duhet të ishin zgjidhur me kohë, ndoshta vetë konsumatori duhet të kishte reaguar me herët. Megjithatë në një vit bilanc të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, vetë drejtoresha e këtij institucioni, Rudina Hoxha, ka renditur disa nga sfidat që janë përballur në këtë vit.
