TIRANE-Një vendim i Këshillit të Ministrave zgjidh përfundimisht problemin e rreth 30 mijë familjeve që nuk marrin dot certifikatat e pronësisë, edhe pse i kanë blerë apartamentet prej vitesh.<br /><br />Pas mbledhjes së sotme të Qeverisë, Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni tha se tashmë këto familje do pajisen me certifikata pronësie, ndërkohë që shteti do mbledhë të gjitha detyrimet nga firmat ndërtuese.<br /> <br />Janë rreth 26 mijë deri në 30 mijë familje të cilat jo për faj të tyre, nuk kanë mundur të marrin hipotekën e pronës ku jetojnë. Në të gjithë vendin numërohen rreth 1 320 pallate që preken nga ky vendim, 700 prej të cilave në territorin në administrim të bashkisë së Tiranës. Qytetarët nuk janë pajisur kurrë me hipoteka për apartamentet e blera për shkak të neglizhencës së pronarit të firmës së ndërtimit, apo për shkak të gjyqeve që shpesh firmat e ndërtimit kanë me pronarët e tokës.