Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prej disa ditësh të kalosh në trotuaret e kryeqytetit është kthyer në një sfidë pasi ato janë të mbuluara nga akulli. Nga një vëzhgim i Ora News rezulton se uji i pastrimit të bizneseve derdhet në trotuare duke krijuar akull.
Ndonëse prej ditësh thuajse gjithë vendi vuan mungesën e ujit për shkak të ngrirjes së tubave, kryeqytetasit po përballen me një tjetër problem. Nga një vëzhgim i Ora News rezulton se bizneset që çdo mëngjes lajnë ambientet e tyre e derdhin ujin në trotuar nga ku më pas krijohet akull.
Por ndonëse qytetarët mundohen të tregohen të kujdesshëm nuk kanë qenë të pakta rastet kur këta të fundit kanë pasuar trauma nga rrëshqitjet e më pas i janë drejtuar spitaleve. Pavarësisht kësaj bizneset nuk mbajnë asnjë përgjegjësi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bizneset-derdhin-ujin-piste-patinazhi-ne-trotuare/