Surprise Me!

Ora News – Listat e Hapura, Kume: Nuk komplikohet procesi, lehtësisht i aplikueshëm

2017-03-16 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të gjitha partitë e vogla në bllok, kërkojnë aplikimin e listave të hapura në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Eksperti zgjedhorë, Kritaq Kume, aqaron se çfarë janë listat e hapura dhe pse sipas tij ky model duhet të aplikohen në vendin tonë.
Kume: Lista e hapur krijon mundësinë që zgjedhësi të shprehet jo vetëm për subjektin por edhe kandidatin përkatës. Për rrjedhojë deputeti i ardhshëm do të jetë në Parlament si pasojë e dy vendimmarrjeje.
Përkundër pretendimit të Partive kryesore Politike se ato komplikojnë procesin e votimit dhe numërimit, Kume, sqaron konkretisht se si mund të aplikohen listat e hapura dhe si votohet në një proces të tillë
Kume: Zgjedhësi do të marrë fletën e votimit ku ka të shkruar emrat e të gjithë subjekteve dhe ashtu siç ka votuar deri më sot do të votojë për një nga partitë. Pas kësaj, zgjedhësi do t?i referohet listës së këtij subjekti. Në fletën e votimit ka një shtyllë me 5 kutia dhe 5 numra. Zgjedhësi do të çekojë ato numrat ku shpreh preferencat e tyre për kandidatët e këtij subjekti.
Eksperti zgjedhorë Kristaq Kume pranon se listat e hapura ndikojnë në procesin e numërimit duke rritur punën në komisione, por kjo sipas tij zgjidhet lehtësisht duke shtuar qendrat e numërimit.
Kume: Përdorimi i listave të hapura ndryshon vetëm procedurën e administrimit të votës, por ndryshimi që ai sjell nuk është i papërballueshëm, qoftë nga zgjedhësi ashtu edhe nga administrata zgjedhore. Natyrisht kërkon fushatë sqaruese.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/listat-e-hapura-kume-nuk-komplikohet-procesi-lehtesisht-i-aplikueshem/

Buy Now on CodeCanyon