Surprise Me!

Situatë kaotike në Rinas, anulohen disa fluturime

2017-03-16 4 Dailymotion

Kjo është situata në aeroportin ?Nënë Tereza? këtë të enjte. Moti i keq që ka mbërthyer vendin dhe mbarë Europën ka krijuar probleme edhe në lëvizjet me avion.

Për tvklan.al qytetarët shprehen se kanë që prej orëve të para të mëngjesit që presin dhe askush nuk u jep asnjë përgjigje se çfarë do të bëhet me udhëtimet e tyre. Ata thonë se shkak për këtë situatë kaotike është bërë mos pastrimit të pistës së avionëve.

Në videon e mbërritur në redaksinë tonë mund të shihet fare qartë që numri i lartë i udhëtarëve që presin për të marrë vesh fatin e fluturimeve të tyre. Qytetarët thonë se as kompanitë ajrore dhe as vetë aeroporti nuk mbajnë përgjegjësi për këtë situatë të krijuar, por fajësojnë njëra ? tjetrën.

Ditën e sotme, Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit ka anuluar disa fluturime, ndërsa shumë të tjerë kanë patur vonesa.

Në faqen zyrtaret të TIA ?s, njoftohet anulimin i të paktën pesë fluturimeve. Konkretisht është anuluar udhëtimi Tiranë ? Beograd, i planifikuar në orën 04:14, fluturimi drejt Fiumicinos, drejt Malpensës, Bolonjës e Venecias.

Ndërkohë, të paktën tre fluturime të tjera janë vonuar.

Buy Now on CodeCanyon