Trenat e rinj të pasagjerëve të linjës Tiranë-Durrës-Rinas do të jenë të modelit suburban Diesel Multiple Unit. Ata do të kenë një kapacitet prej 222 pasagjeresh, 112 prej të cilëve të ulur.

Lidhjet me degën e Aeroportit me linjen Tiranë ? Durrës do te kenë nje shpejtësi tipike të lartë e cila, në kombinim me gjeometrinë e lidhjeve, do të lejojë një shpejtësi minimale operacionale prej 70 km/orë për lëvizjet ne kthim.

Pavarësisht kryqëzimit hekurudhore linja per ne aeroport është e projektuar për një shpejtësi prej 100 km /orë.

Ministria e Transporteve ka bërë publik projektin e detajuar të linjës Tiranë-Durrës- Rinas. Linja Domje-Rinas do të shtrihet kryesisht përgjatë bregut lindor Lumit të Lanës duke çuar ne zvogëlimin e hapësirës së nevojshme për ndërtimin e saj.