Surprise Me!

Report TV - Bora 'plagos' në Tiranë, 78 raste tek Trauma,40 aksidente

2017-03-31 3 Dailymotion

TIRANE-Bardhësia nga bora në kryeqytet shumë shpejt solli dhe aksidentet e para. Kryeqytetasit duke mos u mësuar me një mot të tillë kanë pësuar disa incidente, si dëmtime fizike nga rrëshqitjet në rrugë, por edhe aksidente të shumta në qarkullimin e përditshëm me automjete.

Rreshqitën ne bore, 78 persona të shtruar tek Trauma
Bora ka shtuar në mënyrë të pazakontë për kryeqytetin rastet e praqitura me frakturë në Spitalin Universitar të Traumave. Gjatë paradites së sotme janë paraqitur 78 raste me fraktura të ndryshme. Nga këta vetëm 2 janë fëmijë dhe pjesa tjetër janë të rritur mbi 40 vjeç. Agron Dogjani, profesor i asoociuar i Kirurgjisë në Spitalin e Traumave ka sqaruar edhe situatën me të cilën është prezantuar kryeqyteti.
Nga statistikat e rasteve të paraqitura në urgjencën e Spitalit të Traumave rreth 90 përqind e tyre janë nga kryeqyteti dhe vetëm 10 përqind janë nga rrethet.

Edhe pse banorët e kryeqytetit u prezantuan me një situatë të re gjatë mbrëmjes së djeshme dhe ditës së sotme, sërish duhet të përshtaten duke bërë më tepër kujdes ndaj ngricave.

Buy Now on CodeCanyon