Surprise Me!

Report TV - Ryshfeti 50 mijë €, gjykata liron Odhise Andrean, burri i gjyqtares

2017-03-31 1 Dailymotion

TIRANE-Odhise Andrea, bashkëshorti i gjyqtares Majlinda Andrea fiton lirinë dhe pse iu shmang prej më shumë se 6 muaj drejtësisë. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë me tre vota pro dhe dy kundra caktoi si masë sigurie për Odhise Andrean atë të arrestit në shtëpi. 50 mijë eurot e sekuestruara nga prokuroria, Odhise Andrea para gjykatës u shpreh se i mori borxh nga Petraq Dashi dhe nuk kanë lidhje me korrupsionin.<br /><br />Pasi dëgjoi palët, trupi gjykues vendosi sot ?arrest shtëpie? për Odhise Andrean, duke bërë që ky i fundit t'i shpëtojë burgut. Kolegji Penal këtë të enjte lexoi vetëm vendimin ndërsa Report Tv ka mësuar se Odhise Andrea ka fituar lirinë vetëm me 1 votë, pasi gjyqtarët janë ndarë 3 pro masës së sigurisë nga burgu në arrest shtëpie dhe 2 kundra.<br /><br />Në seancën e sotme Odhise Andrea doli para trupit gjykues duke kërkuar pafajësi. Sipas tij, përgjimet e Prokurorisë e policisë ndaj tij kanë qenë të pjesshme. Ai pohoi se ka marrë 50 mijë euro por nuk kanë qenë për gjyqet e së shoqes, por borxh sepse i nevojiteshin për biznesin e mermerit.

Buy Now on CodeCanyon