Ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj ka qenë për inspektim në autostradën Tiranë-Durrës. Dervishaj ka bërë me dije se kalueshmëria është optimale dhe se rruga është tërësisht e hapur.

Ai u shpreh se gjatën natës ka pasur vështirësi për shkak të reshjeve të dëborës, por që në mëngjes janë marrë të gjitha masat për të pastruar rrugën.

Dervishaj shtoi se kjo është një situatë e paprecedentë pasi është gjë e rrallë që të bjerë borë në Vlorë, Sarandë apo Durrës.

??Duhet të kemi parasysh që përtej situatës në veri situata në jug të vendit është një situatë e paprecedent sepse nuk kemi parë borë në Vlorë, Sarandë Fier apo Durrës??,-u shpreh Dervishaj.

Ministri i Transporteve ka shtuar gjithashtu se kjo situatë duhet të na shërbejë të gjithëve për të qenë më të vëmendëshëm për të pasur masat e duhura për të përballuar çdo lloj situate.