Surprise Me!

Ora News – Rama e Beqaj në pavionin e shërbimit neurovaskulare

2017-03-31 2 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Rama dhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj inspektun nga afër investimin në pavionin e shërbimit neurovaskulare të krijuar rishtaz në QSUT.
Mjekja neurologe Mira Rakacolli shpjegon se me procedurën që mund të kryhet tani, pacienti rehabilitohet brenda një kohe të shkurtër, dhe mund ti nënshtrohet menjëherë procedurave pasardhëse.
Mira Rakacolli: Është një shërbim i ri për të parën herë që hapet në qendrën spitalore universitare. Nëqoftëse një i sëmurë paraqitet në orët e para në një paralizë që ka ardhur si rezultat i bllokimit të gjakut, në sajë të një medikamenti që vetëm tani u bë e mundur të blihet, ? sepse ky është një medikament që kushtonte shtrenjtë, -brenda një ore atij i zhduket paraliza. Një pacient që vjen në gjendje kome dhe që nëse s?do ta bënte këtë, ? edhe sikur të shpëtonte jetën, do mbetej i paralizuar, ? për një orë çohet.?
Drejtorja e QSUT Ogerta Manastirliu tha se kjo është një procedurë që bëhet për herë të parë në vend.
Ogerta Manastirliu: Shërbimi i hap rrugën edhe ndërhyrjeve të reja që janë ndërhyrjet minivazive në vazat e trurit. Për më tepër kjo procedurë është një procedurë që ashtu siç e tha dhe doktoresha që në çdo vend të botës kryhet, tek ne kryhet për herë të parë në Shqipëri në sistemin publik.
Një rezultat konkret i kësaj procedure është edhe Sajmir Rama i cili ndodhej në koma dhe tashmë është në gjendje të flasë vetë, madje edhe të bëjë batuta me kryeministrin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/rama-e-beqaj-ne-pavionin-e-sherbimit-neurovaskulare/

Buy Now on CodeCanyon