50 familje rome do të kenë shumë shpejtë një banesë për të jetuar. Bashkia e Tiranës ka nisur punën për zbatimin e projektit që mundëson ndërtimin e banesave në zonën e Shkozës.

?Besoj që jo vetëm ky është një lajm i mirë për komunitetin, por unë besoj se është edhe një përgjigje finale për mënyrën se si bëhen gjërat në Shqipëri. Përfundimisht jemi ndarë në dy kategori; njerëz që vënë gishtin, shajnë dhe mallkojnë gjithçka dhe njerëz që në çdo problem thonë, si mund ta zgjidh".

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj sqaroi se ky projekt është konceptuar në vijim të paketës të solidaritetit që qeveria shqiptare dhe Bashkia e Tiranës ka ndaj shtresave në nevojë.

?Është një projekt i bashkëpunimit të qeverive shqiptare dhe italiane në kuadrin e konvertimit të borxhit në projekte të qeverisjes vendore në favor të komuniteteve në nevojë, siç është komuniteti rom dhe egjiptian".

Nuk do të ketë pagesë për strehimin në këto banesa por disa kushte, së pari çdo fëmijë duhet të shkojë në shkollë dhe personat e moshës 16-30 vjeç do të duhet me detyrim të futen në një kurs të arsimit profesional.

Tv Klan