Tre familje në zonën e Dragobisë në Tropojë mbetën pak ditë më parë në qiell të hapur për shkak të një zjarri që ra në banesën e tyre, një kullë karakteristike e zonës.

Zjarri i rënë nga një shkëndijë elektrike, la të gjithë pjesëtarët e familjeve Ismalaj pa një kulm mbi kokë në këto ditë të ftohta dimri. Menjëherë nga vënia në dijeni për ngjarjen, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi udhëtoi drejt Dragobisë, pranë familjeve Ismalaj për t?iu ofruar ndihmesën e nevojshme për anëtarët e këtyre familjeve, në zonën që prej ditësh është e mbuluar nga dëbora dhe me vështirësi aksesi për automjetet.

Kryefamiljari Niman Ismalaj dhe djali i vogël i familjes Dorian Ismalaj i treguan ministrit Klosi për momementin e rënies së zjarrit, që fatmirësisht ra ditën duke iu dhënë kohë anëtarëve të dalin prej saj.

?Fatmirësisht nuk pati të lënduar nga zjarri?, tregon kryefamiljari Nimani, por zjarri dogji tërësisht këtë banesë duke e bërë atë të pabanueshme. Këto ditë ata tregojnë se janë strehuar tek të afërmit e tyre, duke iu drejtuar autoriteteve për zgjidhje.