Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duket se nuk ka asnjë plan për të rishikuar pozicionin e tij në krye të opozitës pavarësisht rezultatit në zgjedhjet e 18 Qershorit. Si rrallë ndonjëherë, kryetari i opozitës shqiptare, Lulzim Basha, në takimin e fundit me aleatët dhe bashkëpunëtorët e tij më të besuar, ka deklaruar se koalicioni i drejtuar nga Partia Demokratike nuk ka asnjë mundësi për të fituar zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit përballë koalicionit të drejtuar nga Partia Socialiste.<br /><br />Shqiptarja.com ka mësuar nga të pranishmit në takimin e fundit se, Lulzim Basha, nisur edhe nga 7 humbjet radhazi të PD në 6 vitet e fundit, ka deklaruar se, një proces normal zgjedhor në 18 Qershor është në disfavor të opozitës. Basha ka renditur të gjitha rrethanat dhe faktorët në favor të mazhorancës qeverisëse.
