Nga sot, 482 nxënës të shkollës 9-vjeçare ?4 Dëshmorët? në Njësinë 8, do të kenë mundësi të studiojnë në mjedise të reja. Falë investimit të Bashkisë së Tiranës u mundësua përfundimi para kohe i rehabilitimit të mjediseve dhe instalimit të sistemit të ngrohjes në këtë shkollë.<br /><br />Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga deputeti i PS, Ervin Bushati, tha se tashmë shumica dërrmuese e institucioneve social-arsimore në Tiranë janë me ngrohje dhe kanë të gjitha kushtet për të vazhduar normalisht procesin mësimor.
