Surprise Me!

Report TV - Mbledhja e PD, Bregu e Topalli kundër: Jo bojkot Kuvendit

2017-03-31 0 Dailymotion

TIRANË-Mbledhja e sotme e grupit të Partisë Demokratike është ndezur nga debatet pasi kreu i PD, Lulzim Basha informoi deputetët rreth takimit me partitë e koalicionit për zgjedhjet parlamentare që priten të mbahen në muajin Qershor të këtij viti.

Teksa Basha prezantoi memorandumin që nënshkroi me partitë aleate, në diskutim e sipër u përmend dhe çështja e bojkotit të Kuvendit nga ana e opozitës.

Kur në diskutim u vu kjo pikë, deputetet Majlinda Bregu e Jozefina Topalli kundërshtuan ashpër.

Grupi parlamentar i PD diskuton opsionin për bojkot të Kuvendit, Bregu debat me koleget

Topalli: Jam kundër bojkotit, Betejat t'i bëjmë në Kuvend. Jam dhe kundër shtyrjes së datës së zgjedhjeve.

Spaho: Të dalim nga parlamenti për presion. Kemi memorandum me 22 parti

Bregu: Nuk jam për të bojkotuar parlamentin

Ristani: Të përshkallzojmë me bojkot e protesta

Bregu: A jemi të sigurt se kemi mundësi dhe jemi në gjendje për protesta?

Bregu: Jo 22 parti por 52 me qenë aleatë tanë, barra është e jona

Berisha: Pika me kritike në 4 vjet. Dekriminalizimi, sakrifikuam 6 muaj por ja dolëm. Sot i gjithë territori me banda të ministrave e deputeteve. Opozita të përdorë tërë potencialin për zgjedhje të lira e të ndershme. Misioni ynë, t?u rikthejmë besimin në institucionin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Skicofreni tërë mediat nga mëngjesi në darkë

Bregu: Unë jam kundër bojkotit të parlamentit.

Buy Now on CodeCanyon