Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zgjedhjet do të jenë pika e nxehtë e këtij sesioni parlamentar dhe kjo u pa që në seancen e parë të hapjes. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike lexoi në Kuvend memorandumin ku kërkohet me forcë votimi elektronik.
Paloka: Meqë jemi tek kalendari, opozita parlamentare ka përcaktuar tashmë si çështje të saj parësore, zhvillimin e zgjedhjve të lira dhe të ndershme. Nuk mund të ketë çështje më thelbësore për ne sesa garantimi i votës së lirë. Shqiptarëve duhet tu kthehet besimi tek një proçes i drejtë dhe i lirë, se vota e tyre do të shkojë atje ku ata duan dhe do të numërohet drejtë. Mbi 20 parti parlamentare dhe jo parlamenbtare kanë nënshkruar sot një memorandum.
Paloka i parashtroi deputetëve të mazhorancës pesë kushtet e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Paloka: Parashtrojmë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme si më poshtë:
1.Realizimin e identifikimit biometrik të zgjedhësve. Votimin elektronik dhe numërimin elektronik të votave nëpërmjet një sistemi të aplikuar në shkallë vendi që integron në një proçes të tre komponentët e mësipërm.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/paloka-zgjedhjet-e-lira-kusht-i-patjetersueshem-politik/