Nëse komisioni hetimor parlamentar për çështjen ?CEZ? do ta konsiderojë të vlefshme dëshminë e tij, ish-kryeministri Sali Berisha rrezikon të ndiqet penalisht për dëshmi të rreme.

Ish-kryeministri ka mashtruar me dëshminë e tij para komisionit hetimor për zbatimin e legjislacionit dhe pasojat e privativit të OSSH, duke konsumuar kësisoj veprën penale të dëshmisë së rreme, parashikuar në nenin 306 të Kodit Penal.

Konkretisht, Sali Berisha ka mohuar njohjen dhe takimet me shtetasin kosovar, Nuel Kalaj, i cili në bazë të dokumenteve, dëshmive dhe transaksioneve të zbardhura, rezulton si sekseri i shitjes së OSSH tek CEZ nga qeveria ?Berisha?.

I pyetur nga kryetari i komisionit hetimor, Taulant Balla, nëse e njihje dhe nëse ishte takuar me shtetasin Nuel Kalajn, Sali Berisha është përgjigjur duket thënë ?shpifje e mirëfilltë?, ?shpifje e ndyrë?. Me fjalë të tjera, Berisha ka mohuar në komision njohjen me sekserin Nuel Kalaj, i cili refuzon që të dëshmojë në komisionin hetimor.

Por, ka dy dëshmi, një e-mail dhe një dokument që provojnë të kundërtën. Deklarata e vetë Nuel Kalajt, dëshmia e juristit të OSHEE, Romeo Kara, një e-mail ish-drejtorit të CEZ në Shqipëri, Josef Hejsek dhe një dokumentet i vitit 2006 konfirmojnë jo vetëm njohjen, por edhe takimet mes Nuel Kalajt dhe ish-kryeministrit, Sali Berisha.