Shoferët që bëjnë aksidente dhe shpallen fajtor, patenta u hiqet maksimumi deri në 1 vit.

Pavarësisht rasteve kur aksidenti është me pasojë vdekjen ose plagosje e rëndë, Kodi Rrugor nuk parashikon sanksione të tjera për drejtuesit e makinave. Ekspertit rrugor Gëzim Hoxha, thotë në një intervistë për Report TV se shoferët mund të ndiqen penalisht për aksidentet, ndërsa patenta u hiqet maksimumi deri më 1 vit.

Pasi u hiqet patenta në rast se shkelin kodin rrugor, apo shpallen fajtor në aksidente shoferët janë të detyruar që të bëjnë një kurs teorik pranë autoshkollave.

Sipas të dhënave të Policisë së Shtetit në vit ndodhin më shumë se 50 aksidente me pasojë vdekjen, ku fajtor janë shpallur drejtuesit e makinave. Gëzim Hoxha thekson se duhen masa më të rrepta për shoferët që vrasin në rrugë

Nga amnistia shumë prej personave që janë arrestuar për shkak të aksidenteve janë liruar. Ata tashmë vetëm me një kurs mund të rimarrin patentën.