Pavarësisht çështjes së hapur nga Këshilli i Ministrave të Sekretariatit të Energjisë, Serbia vijon të mbajë peng linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë. I kontaktuar me email nga TV Klan, zëdhënësi i Sekretariatit, thotë se çështja është pezull vetëm për arsye politike, dhe jo teknike. Për të, asnjë nga palët nuk është duke bërë hapin e parë të zhbllokuar situatën.

?Duke pasur parasysh ndjeshmërinë politike, asnjëra palë nuk dëshiron të bëjë hapin e parë në zhbllokimin e situatës. Për fat të keq, Sekretariati nuk mund thjesht të shkaktojë një zgjidhje?.

Sa i përket penaliteteve që mund të marrë Serbia pasi nuk ka zbatuar vendimin e Këshillit të Ministrave të Komunitetit të Energjisë, zëdhënësi thotë se sekretariati po punon për të bindur të dy palët për të gjetur një konsensus.

Një delegacion nga ky sekretariat do të jetë në Kosovë pas dy javësh për të bërë diskutime intensive për këtë çështje.

Tv Klan