Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Blerjet në tregje të produkteve të shportës rëndojnë në xhepat e konsumatorëve më shumë sesa një muaj me parë. Tregtarët, fermerët, por edhe vetë konsumatorët e gjejnë shkakun e rritjes së çmimeve tek dëmtimi i prodhimeve shqiptare dhe rritja e atyre të importit.
Një kg brokoli në treg kushton 400 lekë (të reja). Por brokoli nuk është prodhimi i vetëm, i cili këtë periudhë tregtohet me çmim të lartë.
Vetë konsumatorët shprehen se ka një tendencë rritje të çmimeve, por sipas tyre kjo është normale në një kohë të tillë.
E njëjta situatë paraqitet edhe në tregjet e Vlorës, ku si pasojë e dëmtimit të prodhimeve shqiptare tashmë tregtohen prodhime kryesisht importi.
Fermerët dhe tregtarët në Vlorë konfirmojnë se për shkak të ngricave ka më pak prodhim vendas, çka ka çuar dhe në rritjen e çmimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/fluturojne-cmimet-shkak-demtimi-i-prodhimeve-vendase-nga-ngricat/