VLORË- Tronditet sërish Vlora nga vrasjet. Sot tre shtetas janë zënë me njëri-tjetrin në lagjen Partizani në qytetin e Vlorës, ku si pasojë njëri ka mbetur i vrarë me thikë në zemër. Konflikti ka ndodhur mes dy vëllezërve Klevis e Novruz Merkaj me 32-vjeçarin Armando Rrapaj. <br /><br />Motiv i sherrit është bërë dashuria e motrës se gjetur të vëllezërve me kushëririn e Rrapaj, që ndodhej në burg.<br /><br />Policia arrestoi një prej vëllezërve, ndërsa hedh dyshime se vrasja ka të bëjë me probleme të brendshme të krushqisë mes viktimës dhe autorëve.
