Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

I ftuar në ?Ora e Intervistës?, deputeti demokrat Luçiano Boçi e ka cilësuar të paligjshëm sulmin e AMA-s ndaj RTV Ora News. Boçi u bëri thirrje dhe operatorëve të tjerë të sensibilizohen në mbrojtje të fjalës së lirë. Ai e cilësoi monopol tregun e frekuencave të transmetimeve televizive, pasi disa operatorë si RTSH, tha ai, janë të favorizuara.
Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, e ka cilësuar fushatën e AMA-s ndaj RTV Ora News, në shkelje të ligjit, në lidhje me licencat kombëtare.
I ftuar në ?Ora e Intervistës?, deputeti demokrat tha se tregu është i monopolizuar dhe po favorizohen padrejtësisht disa operatorë.
Goditjen e AMA-s ndaj Ora News, Boçi e sheh si goditje të qeverisë, pasi ky institucion tha ai gjithmonë ka qenë në shërbim të shumicës qeverisëse.
Deputeti demokrat u bëri thirrje dhe mediave të tjera të solidarizohen dhe të protestojnë ndaj tregut të monopolizuar nga AMA, ndërsa përshëndeti shoqërinë civile për protestën në mbrojtje të RTV Ora News.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/boci-rama-do-ti-fuse-ne-xhep-mediat-nuk-i-pelqen-ekuilibri-i-ora-news/