LEZHË- Një makinë ka shpërthyer në flakë pas furnizimit me gaz në një karburant, ndërsa shoferi Arben Suli ka dalë me shpejtësi duke mos pësuar asnjë lëndim.

Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive të momentit kur makina 6 vendëshe ka shpërthyer në flakë paraditen e sotme në Lezhë.

Flakët kanë rrezikuar edhe karburantin në superstradën Lezhë- Laç në Ishull Shëngjin, por ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikëses ka bërë që zjarri të vendoset në kontroll duke shmangur pasojat e tjera.

Nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet. Nga të dhënat e para dyshohet se shkak mund të jetë bërë një defekt.