Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Jemi kundër perfeksionizmit, më shumë rëndësi ka hapja dhe unifikimi i tregjeve, lehtësimi i procedurave doganore dhe ulja e nivelit të barrierave për sipërmarrësit?.
Kështu janë përgjigjur dy krerët e Financave, ai shqiptar Arben Ahmetaj dhe homologu i tij kosovar, Avdullah Hoti lidhur me uljen e eksporteve dhe importeve mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Në takimin e zhvilluar mes tyre, Ministrat e dy vendeve kanë lajmëruar se do të ketë një pikë doganore të përbashkët në portin e Durrësit.
Ahmetaj: Deri në datën 15 shkurt, të dy stafet teknike të doganës shqiptare dhe asaj kosovare do të finalizojnë të gjitha zgjidhjet teknike, proceduriale dhe ligjore që duhen për hapjen e doganës, dhe më pas në një vizitë që unë do të bëj në Prishtinë rreth datës 20, do të përcaktojmë edhe datën finale të hapjes së kësaj dogane.
Hoti: Besoj një pikë e rëndësishme e marrëveshjes është edhe ndihmesa që do u japim bizneseve në dy anët e kufirit gjatë muajve të verës për të lehtësuar tregtimin e këtyre produkteve bujqësore dhe ushqimore.
Për proçesin e kadastrës fiskale e parashikuar për të nisur në 2017, një çështje mjaft e kërkuar edhe nga FMN, sipas Ministrit Ahmetaj do të ndiqet modeli kosovar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/shqiperi-kosove-dogane-e-perbashket-ne-portin-e-durresit/