Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banorët e lagjes nr 8 në Durrës, një nga zonat më pranë qendrës së qytetit bregdetar, ngrenë shqetësimin e infrastrukturës së amortizuar. Banorët thonë se rrugët me gropa janë thuajse të pakalueshme për mjetet, ndërsa kalimtarët përballen me vështirësi, sidomos në përiudhën e dimrit.
Banoret e lagjes numër 8 të qytetit të Durrësit po përballen me infrastrukturë të amortizuar.
Pavarësisht se konsiderohet një nga lagjet kryesore të qytetit bregdetar, rrugët e kësaj zonë të lënë përshtypjen se i përkasin vendeve të botës se tretë.
Thuajse të gjitha rrugët e kësaj lagjeje janë të pashtruara dhe të dëmtuara me gropa dhe pellgje me ujë, duke e bërë të pamundur lëvizjen normale të automjeteve dhe këmbësorëve.
Banorët shprehen se me këtë situatë po përballen prej vitesh dhe pushteti lokal nuk ka kryer asnjë investim në këtë lagje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lagjia-nr-8-pa-infrastrukture-rruga-e-pakalueshme-dhe-pse-afer-qendres/