http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Një ditë para 6 vjetorit të tragjedisë së 21 janarit ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri deklaroi se drejtësia nuk është vendosur në vend. Ne vizitën e tij te reparti FNSH për miratimin e ligjit për sigurimin shëndetësor të forcave speciale Tahiri tha se krimi shtetëror ka mbetur i pandëshkuar.?Ka shumë për të bërë, drejtësia për 21 janarin nuk është vendosur në vend. Është një nga çështjet më themelore ku dallohen shumë qartë dy gjëra. E para krimi shtetëror që ka mbetur i pandëshkuar, e dyta nevoja për të reformuar sistemin e drejtësisë duke filluar me ata gjyqtarë që kanë sanksionuar një krim të dytë lidhur me ata që u vranë në 21 janar. Qeveria mori një vendim për dëmshpërblimin e të gjitha vendimeve gjyqësore. Ka qenë një vendim në pritje deri në përfundim të të gjitha procedurave gjyqësore për secilin prej familjeve. I fundit mbaroi më 12 janar dhe kjo është arsye që në mbledhjen më të parë, morëm vendim për dëmshpërblimin e plotë për të gjitha vendimet gjyqësore.?Ministri i brendshëm tha se pavarësisht dëmshpërblimeve ende nuk ka drejtësi.?Kjo nuk bën drejtësi. Kjo lehtëson dhimbjen e familjeve që kanë humbur të afërmit e tyre të vrarë nga shteti më 21 janar.?Ministri i Brendshëm akuzoi edhe gjyqtarët për mos dënimin e atyre që dhanë urdhër për të ekzekutuar dhe të atyre që zbatuan këto urdhra, ndërsa shtoi se këta gjyqtarë dalin kundër reformës në drejtësi.
