Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike përshëndet ndërhyrjen e sotme të prokurorisë në AMA dhe shpreh dëshirën që kjo nismë ti shkojë gjërave deri në fund.
?AMA e kapur kokë e këmbë nga qeveria e oligarkët mediatikë pranë saj. Ka shkelur ligjin shpesh herë rëndë për të krijuar një monopol mediatik të rrezikshëm për lirinë e shtypit e për demokracinë? thuhet në deklaratën e saj.
E cila më tej vijon: Anëtarët e AMA Genc Sala e të tjerë mbajnë personalisht përgjegjësi penale për vendimet e kundra ligjshme. PD doe ndjekë me vëmendje cështjen e do të marrë masat e saj deri në kthimin e ligjshmërisë në këtë institucion. Në komisionin parlamentar për median e kudo tjetër
Luciano Boçi shkruan:
Ajo që po ndodh me AMA-n dhe me mënyrën se si ky ?autoritet? po shpërndan licencat kombëtare të shërbimeve audiovizive, është skandaloze.
Mbledhja e djeshme ?ilegale? dëshmon degradimin e këtij institucioni, që ka shkatërruar çdo normalitet mediatik në Shqipëri.
AMA po insiston t?i japë dhe një tjetër licencë (rrjet frekuencor numerik) ?konsorciumit? mediatik, afër Ramës që deri tani ka marrë 2 licenca.
Shoqëria ADTN pavarësisht kapërcimeve interpretuese ?ligjore? është pjesë, në mënyrën e administrimit të aksioneve, e këtij grupimi, i cili ka vendosur monopolin në tregun mediatik.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/prokuroret-ne-zyrat-e-ama-pd-ti-shkojne-hetimeve-deri-ne-fund/