Surprise Me!

Hetohet vdekja e gruas në ashensor - News, Lajme - Vizion Plus

2017-03-31 3 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br /><br />Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për vdekjen e Drilona Duriçit, gruas 30-vjeçare e cila humbi jetën si pasoje e asfiksisë nga një zjarr qe përfshiu ashensorin e pallatit te saj mesditën e te premtes. Hetuesit sekuestruan dokumentacionin e ndërtimit të pallatit ne zonën e Freskut, si dhe te dhënat teknike për montimin e ashensorit, për të parë nëse janë respektuar elementët e sigurimit teknik apo jo. Ndërkohë, deri në këtë fazë të hetimit i vetmi person i ndaluar është administratori i pallatit. Sipas dëshmisë së tij, ashensori nuk kishte dalje emergjence. Zyrtarisht reagoi këtë të shtunë edhe Inspektoriati Shtetëror Teknik. Nga verifikimet, rezulton se zjarri ra fillimisht në gropën e ashensorit të katit të parë, për t?u ngjitur më pas deri lart përmes kabllove. Shkaku kryesor ishte mospastrimi i vajit dhe papastërtive në ashensor. Kabina e ashensorit, ishte me material të djegshëm, duke rrezikuar edhe jetët e banorëve të tjerë. Kjo pajisje ishte vendosur disa vite më parë dhe funksiononte me piston vaji. 30-vjecarja jetonte me qira në katin e katërt të apartamentit me djalin e mitur, ndërsa bashkëshorti i saj ishte emigrant në Gjermani.

Buy Now on CodeCanyon