Surprise Me!

Kapet skafi me 1.3 ton hashash - News, Lajme - Vizion Plus

2017-03-31 1 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Ky është momenti kur njësitë ROAN të Guardia di Financa kapin skafin shqiptar me 1.3 ton hashash pas një ndjekjeje të gjatë në afërsi të brigjeve italiane. Skafistët, njëri 24 vjeçar e tjetri 52 vjeç kryen disa manovra për t?i shpëtuar motovedetave italiane, por nuk arritën t?i shpëtojnë kapjes. Sipas policisë skafi ishte nisur nga Vlora me 1350 kg hashash, ndërsa u ndalua në afërsi të Brindisit. Në operacion mori pjesë dhe një anije ushtarake e autoriteteve Italiane, e cila monitoron hapësirën detare për te parandaluar rastet e trafikimit të qenieve njerëzore. Droga e paketuar në 60 thasë kap vlerën e 13 milionë eurove, ndërsa policia nuk ka dhënë identitetin e të arrestuarve, pasi po heton dhe për persona të tjerë të përfshirë në grupin kriminal. Vetëm përgjatë janarit nga Shqipëria drejt Italisë kanë tentuar të trafikojnë 4 ton hashash.

Buy Now on CodeCanyon