Surprise Me!

Report TV - Votimi elektronik, Rama: Alibi e opozitës për disfatën në zgjedhje

2017-03-31 0 Dailymotion

Në qendër të komunikimi javor të kryeministrit Rama këtë të dielë ishte votimi elektronik.

Kryeministri Rama është shprehur se kërkesa e opozitës që në zgjedhjet e qershorit të aplikohet elektronika, është një alibi e tyre për humbjen që i pret.
Kreu i qeverisë ka deklaruar se është i gatshëm ta pranojë aplikimin e votimit dhe numërimit elektronik në këto zgjedhje nëse OSBE/ODIHR do të hartojnë një plan konkret bazuar mbi një eksperience të suksesshme .

"Ne e kundërshtojmë dhe jemi skeptik. Votimi elektronik shumë më problematik se votimi tradicional. Kjo është alibi për humbjen që pret. Na mjafton që OSBE/ODIHR të bëj një plan konkret për këtë votim dhe ne e pranojnë, nëse është e mbështetur në një eksperiencë të suksesshme", u shpreh Rama.

Ai ka risjellë edhe një herë në vëmendje fitoren e siguruar në zgjedhjet e pjesshme lokale në Dibër, Kolonjë për t?i treguar opozitës se nuk ka asnjë shans që të fitojë zgjedhjet e 18 qershorit.

Rama ngre pyetjes se përse shqiptarët duhet të rikthejnë edhe një herë në pushtet qeverinë e vjetër, ku pavarësisht se kjo opozitë ka një kryetar të ri, nuk ka sjellë asgjë ndryshe në lidership. Kreu i qeverisë e ka cilësuar edhe njëherë kryetarin e opozitës dhe programin e opozitës si një fotokopje e dobët e të vjetrit.

Buy Now on CodeCanyon