TIRANE-Incidenti i sotëm në Rafinerinë e ARMO-s është i dyti brenda pak muajsh, nga momenti i rikthimit të saj në punë përmes një marrëveshjeje me Ionian Refining dhe Trading Company.

Në nëntor të vitit të shkuar, për shkak të një shpërthimi të rëndë, një punonjës humbi jetën dhe disa të tjerë u plagosën. Inspektoriati Shtetëror Teknik u shpreh paraprakisht se shpërthimi ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave teknike. Ndërkohë që shoqëria e cila administron aktualisht uzinën, foli për një gabim njerëzor.

Shoqëria 'Ionian Refining' dhe 'Trading Company' e mori rafinerinë pasi arriti të gjejë gjuhën e përbashkët me bankat kreditore të ARMO-s si dhe punonjësve të saj.

Por menjeherë pas rikthimit të rafinerisë në punë, 54 prona të ARMO-s përfunduan në ankand për shkak të borxheve të pashlyera ndaj një banke. Vlera totale e pronave llogaritet 25 milionë dollarë. Praktikisht në shitje dolën të gjitha trojet e objektet e rafinerisë së Ballshit në pronësi të ARMO, duke nisur nga ndërtesat e magazinat, te zyrat, repartet, qendra shëndetësore madje dhe rrugët e Kombinatit të Thelluar të Përpunimit të Naftës.