Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjatë një takimi me shefen e politikës së jashtme Federica Mogherini, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati garantoi se Shqipëria mbetet e vendosur për një rajon të sigurt ku proceset demokratike shtet-konsoliduese të vijojnë pa u keqpërdorur nga aktorë të tretë, duke nënkuptuar këtu sidomos incidentin e fundit të provokuar nga Serbia me nisjen e trenit drejt Kosovës.
Një takim me përfaqësuesen e lartë të BE është parë nga Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, si një mundësi e mirë për të adresuar çështje që shqetësojnë sot rajonin e Ballkanit.
Edhe pse nuk ka preferuar të përmendë emrat e shteteve, biseda me Mogerinin ka pasur qëllim të nënkuptojë Kosovën dhe Maqedoninë, kur është folur për vijimin e proçeseve shtet konsoliduese.
Bushati: Diskutuam për zhvillimet e fundit në rajon, rolin stabilizues dhe europianizues të shqiptarëve në shtetet ku ata jetojnë, vizionin e Shqipërisë për një rajon të sigurt ku proceset demokratike shtet-konsoliduese vijojnë pa u keqpërdorur nga aktorë të tretë. Shqipëria mbetet e angazhuar për të vijuar kontributin e saj për një rajon të kyçur në rjedhat euro-atlantike.
Provokimi fundit që Serbia bëri në adresë të Kosovës me nisjen e trenit nga Beogradi drejt Mitrovicës ka kthyer konfliktin midis dy vendeve të përfshira prej kohësh në bisedime për arritjen e marrëveshjeve që pas vetëshpalljes së Kosovës shtet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shqiperia-e-angazhuar-per-nje-rajon-te-kycur-ne-rjedhat-euro-atlantike/