Është përkujtuar sot në Vlorë 98 vjetori vdekjes së Ismail Qemalit, themeluesit të shtetit shqiptar.

Në një ceremoni të organizuar nga Bashkia e Vlorës janë kryer homazhe pranë varrit të Ismail Qemalit dhe statujës së Ushtarit të Panjohur.

Të pranishëm në ceremoninë përkujtimore ishin deputeti Edmond Leka, autoritete të bashkisë si dhe veteranë të Luftës Antifashite Nacionalçlirimtare.

Në fjalët e tyre për mediat autoritetet kanë vlerësuar edhe njëherë figurën e Plakut të Urtë të Vlorës dhe kontributin e madh të tij si themelues i Shtetit të Parë Shqiptar.

Në fjalën e tij deputeti socialist Edmond Leka shprehu mirënjohje për kryeministrin e parë shqiptar Ismail Qemali dhe apeloi kujtesën në vite të brezave për këtë figurë të ndritur të historisë së Shqipërisë.

Në ceremoni nuk kanë marrë pjesë përfaqësuesit politik të së djathtës. Për Ismail Qemalin 24 janari përkon me ditën e lindjes dhe atë të vdekjes.