http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />4 persona që merreshin me prodhim dhe shitje lëndësh narkotike, kanë rënë në prangat e policisë, ndërsa u sekuestruan 30 kilogramë hashash. Të arrestuari janë Fatmir Buzi, 44 vjeç e djali i tij Rejdi Buzi, 19 vjeç, Shkëlzen Hoxha, 30 vjeç si dhe Berlin Metaj, 18 vjeç.Te arrestuarit ndodheshin në shtëpinë e Fatmir Buzit ne Durrës, kur uniformat blu finalizuan operacionin. Gjatë kontrollit të banesës u gjet ngarkesa prej 30 kilogramësh lëndë narkotike kanabis sativa qe ishte bere gati për shitje. Policia sekuestroi edhe disa telefona celulare.
