Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ambulancë që po transportonte një të sëmurë në spital është përplasur me një mjet tjetër në aksin rrugor Fier-Ballsh.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur ?Lalar?. Ambulanca e Spitalit të Ballshit po transportonte një të sëmurë në drejtim të Spitalit të Fierit, teksa u përplas me një automjet tip ?Fiat?.
Nga përplasja, ambulanca ka përfunduar jashtë rruge, ndërsa aksi i vjetër rrugor është bllokuar për rreth 30 minuta.
Të sëmurët që ndodheshin në ambulancë janë transportuar me ambulancën e qendrës shëndetësore Patos për në spitalin Fier. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur lehtë dy punonjës të personelit që shoqëronin të sëmurin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ambulanca-me-te-semure-perplaset-me-fiat-ne-aksin-fier-ballsh/