TIRANE-Janë 19 prokurorët që kanë nisur garën për t?u bërë anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) të cilët kalojnë filtrin e parë të kushteve formale.

Prokuroria e Përgjithshme e cila ka bërë këtë kontroll ka bërë publik listën e garuesve dhe faktin se ata plotësojnë kriteret për të qenë pjesë e garës për Këshillin e Lartë të Prokurorisë i cili përbëhet nga 16 anëtarë.

Lista e Prokurorisë së Përgjithshme tashmë i është përcjellë zyrtarisht parlamentit i cili po ashtu nga ana e tij do të verifikoj kandidatët në garë.

Ndërsa pas hyrjes në fuqi të ligjit të Vettingut tashmë këta garues do t'i nënshtrohen dhe verifikimeve të imtësishme për pasurinë dhe kontakteve të tyre me botën e krimit apo atë të kushteve profesionale.

Nga kjo listë, në bazë të parashikimeve ligjore, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë fitues do të jenë 6 anëtarë prokurorë, nga të cilët; 1 anëtar nga Prokuroria e Përgjithshme, 2 anëtarë nga Prokuroritë e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore. Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) do të përbëhet nga 11 anëtarë, 5 prej të cilëve do të jenë jashtë strukturës së institucionit të Prokurorisë.
Pesë anëtarët plotësues pritet të vijnë nga Shoqëria Civile dhe Dhomat e Avokatisë.

Mes personave që plotësojnë kriteret për të vazhduar garën për KLP janë dhe disa prokurorë të cilët kanë patur në dorë hetime të konsideruara dosje të nxehta.