Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT<br /><br />Gjyqtarët janë konsideruar gjithnjë si pjesë kryesore vendimarrëse në futboll. Polemikat në këtë sport janë provokuar në shumicën e rasteve nga vendimet e xhaketave të zeza, madje dhe kur verdiktet kanë qenë të drejta. Kampionati shqiptar në jo pak momente është përfshirë nga skena të papërshtatshme, protesta përtej kufijve dhe fyerje, megjithatë vitet e fundit sidomos në Kategorinë Superiore situata duket se është përmirësuar ndjeshëm. Federata Shqiptare e Futbollit organizoi një takim sensibilizues me gjyqtarë dhe kapitenë të skuadrave të superiores dhe kategorisë së parë ku u diskutua kryesisht rreth sjelljes së lojtarëve në fushë.<br /><br />Për më shumë lexoni në: http://sport.oranews.tv/mardheniet-gjyqtare-lojtare-fshf-organizon-takim-sensibilizues-me-arbitra-dhe-kapitene/
