Surprise Me!

Ora News – Lu: Zbatimi i reformës në drejtësi dhe zgjedhjet sfidat e Shqipërisë

2017-04-01 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy sfidat kryesore të Shqipërisë këtë vit sipas ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, janë reforma në drejtësi dhe zgjedhjet e përgjithshme të qershorit.
Gjatë një bisede me studentë dhe pedagogë tek Fakulteti i Historisë në forumin e Humaniteteve, Lu theksoi se ky vit që kemi përpara është ?plot me sfida kur bëhet fjalë për zbatimin e reformës në drejtësi dhe zgjedhjet kombëtare.?
Duke folur për reformën në drejtësi në Shqipëri, Ambasadori Lu vuri në dukje se populli shqiptar e kërkon dhe e mbështet atë.
Ai foli edhe për politikën e administratës së re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ambasadori vuri në dukje se ?Shtëpia e Bardhë e ka përkufizuar qëllimin e politikës së jashtme të Presidentit si të qëndrueshme, për një botë më të paqtë, me më pak konflikte dhe më shumë interesa të përbashkëta.?
Ambasadori Lu mbajti një fjalim dhe iu përgjigj një shumëllojshmërie pyetjesh nga pjesëmarrësit në lidhje me Presidentin Donald Trump dhe si mund të ndikojnë platformat e tij të shprehura politike në marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, si dhe vendeve e rajoneve të tjera në botë.
Gjithashtu Ambasadori Lu ju përgjigj pyetjeve në lidhje me NATO-n, duke vënë në dukje se Sh.B.A. do të inkurajonte më shumë kontribute nga të gjithë anëtarët e aleancës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lu-zbatimi-i-reformes-ne-drejtesi-dhe-zgjedhjet-sfidat-e-shqiperise/

Buy Now on CodeCanyon