Surprise Me!

Report TV - Durrës, prindërit gjejnë të vdekur foshnjen, dyshohet nga i ftohti

2017-04-01 0 Dailymotion

DURRËS- Një foshnjë 2 muajshe e seksit mashkull ka ndërruar jete këtë të martë në qytetin bregdetar të Durrësit.

Dyshimet paraprake janë se bebja mund të ketë vdekur nga i ftohti, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore pritet të thotë fjalën e saj për këtë rast pas dy javësh.

Nëna e vogëlushes, vetëm 17 vjeç shprehet për Report Tv se e ka gjetur të vdekur pasi e ka vënë në gjumë.

Mësohet se foshnja ditët e ftohta të janarit është marrë nga ëma për të lypur pranë portit pasi kjo periudhë përkon edhe më lëvizjen e emigrantëve.

Foshnja ka shfaqur shqetësime këtë të hënë dhe është dërguar në spital nga ku më pas e kanë nxjerrë.

Familja e Ermal Bajramit jeton në një banesë pranë portit, ku prej kohësh mungon ngrohja.

Pamjet që sjell kamera e Report Tv nuk kanë nevojë për shumë koment.

Vetë i ati i viktimës rrëfen me detaje momentin kur mori vesh së fëmija kishtë ndërruar jetë.

Më anë të një njoftimi për shtyp policia e Durrësi njoftoi se fëmija ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Buy Now on CodeCanyon