TIRANE-Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kujtesës së Holokaustit Instituti Italian i Kulturës ka organizuar prezantimin e librit ?Maddalena me sy ngjyrë vjollcë? i Rosanna Turcinovich Giuricin.

Drejtorja e Institutit Italian Adriana Frisena u shpreh se prezantimi i një historie personale hedh dritë në tragjedinë më të madhe të diskriminimit racor në botë.

?Duhet ta kujtojmë gjithnjë historinë që të mos përsëritet kurrë tragjedia më e madhe në botë, ku ideologjia raciste dhe supremacia naziste ushtruan nëj presion diksriminues në jetën e hebrjeve dhe shkaktuan holokaustin.?

Ndërsa Rosanna Turcinovich Giuricin ka rrëfyer arsyet se pse ka zgjedhur një protagoniste tjetër, kur edhe historia e familjes së saj hebreje është plot histori të ngjashme.