http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Zyra e OSBE ne Tirane po ndjek me vëmendje procesin e dhënies se licencave kombëtare te transmetimeve audiovizive. Zyrtare te misionit i pohuan Vizion Plus, se pas vendimeve te fundit te AMA-s, si dhe shqetësimeve publike e zyrtare te ngritura nga subjektet ne gare, OSBE po monitoron me seriozitet situatën. Po ashtu, për këtë çështje po mbahet e informuar edhe përfaqësuesja për lirinë e medias ne zyrat qendrore te OSBE ne Vjene, Dunja Mijatovic. Pas mbledhjes se informacionit, OSBE pritet te dale me nje qëndrim mbi këtë çështje.
