Në fshatin Zvirinë të Korçës, të moshuarit nuk i marrin paratë në zyrat përkatëse, por në sallën e bilardos së fshatit.

Në këtë video të mbërritur në redaksinë e www.tvklan.al, në rubrikën "Kallëzo", shfaqen qytetarë të shumtë të cilët presin të marrin pensionin e tyre në këtë ambient aspak të përshtatshëm.

Qytetarët shpjegojnë se paratë, pensionistëve vjen dhe ia shpërndan një punonjëse. Ata qëndrojnë në këmbë për orë të tëra, derisa t'u vijë radha për të marrë pagesën që u takon.

E si mos mjaftonte gjithë kjo panoramë, pensionistët ankohen se punonjësit e postës i mbajnë nga 1 mijë lekë secilit nga paratë e tyre, pa arsye./tvklan.al