Operatorët e transportit publik në Tiranë do t?i nënshtrohen sistemit të pikëzimit si mënyrë kontrolli për respektimin orareve dhe plotësimin e kushteve për udhëtim normal të qytetarëve.<br /><br />Pasditen e djeshme kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mori pjesë në analizën vjetore të punës së Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, ku ndër të tjera tha se nuk do të tolerohet moszbatimi i kontratës nga ana e operatorëve.<br /><br />Ai u shpreh se për çdo shkelje të vërejtur do të vendosen gjoba, të cilat përveç vlerës financiare, do të ulin kuotën e pikëve në sistemin e pikëzimit për operatorët.